Thirrje për shprehje interesi

Informacion për projektin

Projekti “Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për ofrimin e shërbimëve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në Dibër” zbatohet në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga  Pro-grami I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim me Bashkinë e Dibrës duke mbështetur bashkinë në zhvillimin e mekanizmave transparentë të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetet lokale.

Qendra Agritra –Vizion në kuadër të projektit “Ngritja e qendrës pritëse të emergjencës për  ofrimin  e shërbimeve  për gratë dhe fëmijët viktima  të dhunës në Dibër” me synim përmirësimin  e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve me probleme sociale në zonën e Dibrës, kërkon:

Një  kujdestare  me kohë të pjesshme për ofrimin e shërbimeve në qendren pritëse.

Projekti:  “Ngritja eqendrës pritëse të emergjencës për ofrimin  e shërbimeve për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës në Dibër”

Organizata:  Qendra“Agritra –Vizion”

Pozicioni: Kujdestar me kohë të pjesshme

Afati iaplikimit: Deri më 14. 02. 2019

Periudha e angazhimit: 18.02.2019 deri  30.04 2019

Dokumentacioni i aplikimit:

  1. CV e plotë e aplikantes
  2. Fotokopje diplome
  3. Letërinteresi
  4. Reference nga një punëdhënës i mëparshëm me kontaktet e plota të punëdhënësit.

Koha e zbatimit te projektit 2018- Prill 2019.

Detyrat e kujdestares

Të ruajë dhe të mirëmbajë paisjet dhe orenditë në ambjentet e strehezës së emergjencës.

Të ruajë fshehtësinë e identitetit të mbijetuarave të dhunës.

Të ofrojë shërbim cilësor për të mbijetuarat e dhunës.

Të sigurojë një komunikim të mirë.

Të sigurojë një shërbim sanitar të mirë në ambjentet e strehëzës.

Të jetë e disponueshme në cdo kohë sipas paraqitjes së rastit në qendër.

Kualifikimet

Të ketë mbaruar shkollën e mesme

Preferohen kanditatura të moshës 30 -55 vjec

Të ketë eksperiencë të mëparshme (jo më pak se 3 vite punë) si kujdestare ose eksperienca të ngjashme me të.

Kandidatura  duhet të jetë me banim në Peshkopi.

Dorëzimi i aplikimeve

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin dokumenatcioninnin në rrugë elektronike (me e-mail) në adresën info@agritra-vizion.com ose zyrtarisht me post, adresa qendra Agritra -Vizion, Bulevardi “Elez Isufi”Peshkopi.

Shënim: Për shkak të natyrës së punës dhe target grupit specifik (vajza dhe gra të mbijetura nga dhuna në familje  dhe dhuna me bazë gjinore), kjo thirrje për shprehje interesi është e hapur vetëm për individë të gjinisë femërore.