FTESË PËR OFERTË

FTESË PËR OFERTË

Emri: Qendra Agritra-Vizion

Adresa:  Qendra e bizinesit ,kat.3, Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi

E-mail: info@agritra-vizion.com

Qendra Agritra-vizion po zbaton projektin “Ngritja e qendrës pritëse për  ofrimin e shërbimeve për gratë dhe fëmijet  viktima të dhunës në Dibër.” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor (ReLOaD), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të organizoje disa aktivitete  per te cilat eshte i nevojshem ambjenti per zhvillimin e tyre  dhe sherbimi per ushqim i pjesmarresve. 

Kushtet për pjesëmarrje:

Të gjithë subjektet e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre siç parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 18 .04.2019, ora 15:00 në adresën e e-mailit: info@agritra-vizion.com  ose në adresën postare Qendra e bizinesit ,kat.3, Bulevardi “Elez Isufi”, Peshkopi

Specifikimet teknike:

Për këtë projekt, Qendra Agritra-Vizion do të zhvillojë procedurën e prokurimit për produktet  dhe sherbimet sipas pershkrimeve ne tabelen e meposhtme.

Nr Përshkrimi i mallit/ shërbimit/ Vlera Lekë me TVSH
1 Sallë takimi që nxë 30 pjesmarrës  për 1 ditë * 4 orë   
 2 Sallë trajnimi  për 20 pjesmarrës  për  3 dite * 5 orë
 3   Cocteil  për 50 pjesmarrës (pije + brusceta + ëmbëlsira)
 4   Drekë  për 20 person *3 ditë (kafe + pije freskuese +Supë +peshk ose mish  me garniturë)

Specifikime  te pergjithshme teknike:

Sallat  të kenë kushte të mira për sistemimin e pjesmarrësve , me energji  elektrike të vazhdueshme  dhe me kondicionim, te ofroj per perdorim gjate aktivitetit   paisjet stend fliphcarti, dhe projektor. Shërbimi të jetë cilesor dhe në momentet e kërkuara.

 Koktej për 20 pjesmarrës do të ofrohet në ambjentet  e organizimit të aktivitetit  ,në zyrat e Qendrës Agritra-Vizion .

Ofrimi i ketij shërbimi  kërkohet për periudhën 22 Prill-20 Maj 2019.Datat specifike do të përcaktohen në kontratën e lidhur me subjektin fitues

Kushte të përgjithshme:

  1. Të jetë subjekt i regjistruar me aktivitet në Peshkopi dhe të ketë objekt sherbimet e kerkuara
  2. Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet email në adresën e organizatës info@agritra-vizion.com brenda datës 18.04.2019 ora 15:00 ose në adresën postare .

Nuk pranohen ofertat dorazi.

  • Pagesa e subjektit kryhet pas marrjes se sherbimit

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertes  financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

  1. Licencën për ushtrimin e aktivitetit / Ekstraktin e QKB te marre  deri nje  dite para postimit te ofertes
  2. Ofertën financiare për çdo produkt sipas tabelës më sipër;
  3. Numrin e llogarisë bankare.

Operatori që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.