THIRRJE PËR APLIKIME Për ndarje të mjeteve të pakthyeshme për pjesëmarrësit e Projektit SE -Bridge

Pjesëmarrës të nderuar në projektin Sipërmarrje sociale – Urë ndërmjet sektorit social dhe biznesit tradicional (SE-Bridge),

Ju njoftojmë se Projekti e shpall thirrjen e paralajmëruar për aplikime, lidhur me marrjen e mjeteve financiare të pakthyeshme (grante), të dedikuara për fillimin ose zhvillimin e sipërmarrjes ekzistuese sociale.

Fondi i përgjithshëm për grante të Projektit është 18.000 EUR.

Në kuadër të konkursit do të jepen maksimum 6 grante secili në vlerë prej 3.000 EUR, edhe atë me maksimum 3 grante në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  dhe 3 grante  ne  Republiken e Shqipërise.

Kriteret për pjesëmarrje dhe mënyra e dhënies së granteve

  Të drejtë për pjesëmarrje kanë vetëm organizatat, ekipet, individët dhe ndërmarrjet sociale, të cilat gjatë vitit 2018 dhe 2019 ishin pjesë e programeve trajnuese, të zhvilluara në kuadër të projektit!  

Sipas  këtij kushti themelor për pjesëmarrje në konkurs do të duhet të përmbushen edhe disa kushte specifike, siç janë:

  • Të gjithë kandidatët do të duhet të përgatitin dhe të dorëzojnë aplikimet për grante në formatin e pergatitur , i cili do të ndahet me të gjithë pjesëmarrësit në Workshoopin e datës 29 Maj 2019 , ora 09.00  në ambjentet e Hotel  VERI, Peshkopi, Dibër, Albania.  Aplikimet e dërguara së bashku me dokumentacionin shtesë (modeli i biznesit dhe plani financiar), do të shqyrtohen nga komisioni dhe do të vleresohen në bazë të kritereve të shënuara më poshtë.
  • Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të ftohen,  që gojarisht t’i prezantojnë modelet e tyre të biznesit para komisionit,  ashtu që do të duhet të përgatisin një prezantim të idesë/modelit të biznesit të sipërmarrjes sociale në formatin e parashikuar, i cili gjithashtu do të ndahet me të gjithe pjesëmarrësit e interesuar.  

Grantet do të ndahen nga komisioni tre-anëtarësh, i cili do t’i vlerësojë kandidatët në bazë të aplikimeve të dërguara dhe prezantimit të bërë, duke i pasur parasysh disa kritere të meposhtme :

  • Realizueshmëria dhe qëndrueshmëria e idesë/modelit të biznesit (modeli i biznesit është real dhe i realizueshëm, i verifikuar dhe i vënë në bazë solide, ka potencial për të siguruar të ardhura të vazhdueshme;
  • Përpunimi i modelit të biznesit (analizë e detajuar dhe gjithëpërfshirëse dhe aspekte kyçe të modelit të biznesit)
  • Cilësia e ekipit, i cili (do të) punojë në sipërmarrje sociale (përvoja dhe kapaciteti i ekipit, komplementariteti (përputhshmëria) e anëtarëve të ekipit);
  • Potenciali për/dhe bashkëpunim me sektorin e biznesit tradicional (modeli i biznesit në vete përfshin plan për bashkëpunim me biznesin tradicional, përfshirjen në rrjetin e tyre për furnizimi ose parashikon formë tjetër të bashkëpunimit, e cila e rrit qëndrueshmërinë e tij);
  • Realisht e përmbush nevojën e ndonjë target grupi të caktuar;
  • Në vete përmban mision social.

Mënyra e aplikimit

Njoftojme  të gjithë pjesëmarrësit e interesuar për Projektin SE-Bridge që përmes postës elektronike  [email protected]   të shprehin interes për pjesëmarrje në Work-shoop, ku do të marrin edhe dokumentacionin e plotë për aplikim në konkurs.

Pas plotësimit të gjithë dokumentacionit, i lusim të gjithë kandidatët, t’i dërgojnë formularët e tyre për aplikim së bashku me dokumentacionin e plotësuar deri më  14 Qershor 2019, në këtë adresë elektronike: [email protected] si dhe me postë në adresën; Agritra Vizion, Bulevardi Elez Isufi, Qendra e Biznesit, kati i 3, ap 5, Peshkopi, Dibër .  Aplikimet pranohen deri në orën 16.00 të kësaj date.                                                                                                                  

Nuk do të shqyrtohen  aplikimet, të cilat nuk do të arrijnë deri në afatin e percaktuar, si dhe aplikimet të cilat nuk do të jenë të plota. 

Projektin e implementojnë në partneritet:

Projekti Se-Bridge është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar.