PROFILI I Qendrës  “Agritra- Vizion”

Qendra “Agritra-Vizion” nisi si një projekt i SNV (organizatë Hollandeze për Zhvillim) në 1 shkurt 1998. Për 4 vite “Agritra-Vizion” është mbështetur tërësisht nga SNV Dibër s një nga projektet e saj. Duke parë ndikimin e projektit dhe nevojën e madhe për të punuar me gratë për gratë dhe komunitetin në Dibër, në vitin 2002 është formalizuar si organizatë lokale në Dibër dhe që nga ajo kohë funksionon si organizatë më vete. Në vitet e para, puna e “Agritra-Vizion” ka konsistuar në trajnimin dhe mbështetjen e grupeve të grave rurale, kryesisht në çështje që lidhen me punën në fermë (në bujqësi dhe blegtori), organizimin e grave në grupe si dhe informimin e tyre për çështjet e dhunës në familje dhe ndaj tyre, shërbime të cilat ishin unike në rajon. Bazuar në këtë fakt, “Agritra-Vizion” ka zgjeruar ndër vite numrin e shërbimeve që ofron, bazuar në nevojat e grave dhe grupeve të tjera në komunitet si dhe ambicies së vetë organizatës për t’ju përgjigjur zhvillimeve të reja.

 

Programet kryesore të Qendrës Agritra do të përfshijnë:

 

(1) Ndërgjegjësimi i grave dhe vajzave për të drejtat e tyre;

(2) Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave;

(3) Këshillim psiko-ligjor dhe mbrojtje e viktimave të dhunës;

(4) Avokim

 

Arritjet kryesore dhe përfituesit:

Qysh në fillimet e veprimtarisë së saj e në vazhdim Qendra  “Agritra-Vizion”  ka punuar me gratë rurale, të rinjtë, partnerët lokal dhe institucionet vendore,  në  rrethin e Dibrës  dhe Bulqizës. Nëpërmjet këtyre veprimtarive janë shënuar arritje si në statusin ekonomik ashtu edhe për sa i përket pozitës sociale të grave në familje dhe komunitet. Mbi 10000 gra janë përfshirë në projekte dhe veprimtari të ndryshme  që qendra ka implementuar  në fshatrat e qarkut  Dibër. Më konkretisht:

  • 8000 gra dhe vajza janë përfshirë në trajnime dhe aktivitete  që kanë synuar  parandalimin dhe reduktimin e dhunës,  60 % e tyre kanë reaguar  ndaj ketij fenomeni.
  • 600 gra e vajza dhe 1000 nxënës të shkollave në Dibër dhe Bulqizë   janë përfshirë në fushata ndërgjegjësuese për parandalimin e trafikimit.
  • 200 nxënës të shkollave të mesme në qytetin e Peshkopisë dhe Kastriot  janë  bërë pjesë e fushatave ndërgjegjësuese dhe aktiviteteve publike të organizuara në qytetin e Peshkopisë.
  • 747 gra kanë marrë asistencë teknike për konservimin e frutave dhe perimeve sipas traditës dibrane, marketimin e produkteve, 50% e grave shesin produktet e tyre  në tregun lokal.
  • 160 gra jane trajnuar, si të ngrejnë  një  biznes familjar dhe 30 prej tyre kanë marrë trajnimin për hartimin e një plani biznesi.
  • Rreth 1200 gra dhe vajza janë trajnuar   mbi njohuritë bazë të marketingut dhe  100 gra kanë marrë pjesë duke ekspozuar produktet e tyre  në evente lokale, panaire  lokale, kombëtare  dhe ndërkombëtare.
  • Eshtë përmirësuar  situata  ekonomike e   familjeve të  rreth 800  grave në zonat rurale. Rreth 50 % e buxhetit familjar  sigurohet nga  aktiviteti ekonomik i grave.
  • 300 gra dhe vajza janë bërë pjesë e aktiviteteve ndërgjegjësuese për ruajtjen dhe promovimin e traditës për produktet dhe veshjet tradicionale si vlera të rëndësishme
  • Për herë të parë është siguruar ballafaqimi i 84 grave nga zona rurale  me   kandidatët e  tre partive kryesore që kanë prezantuar programet e partive që përfaqësojnë.
  • 300 gra dhe vajza jane informuar dhe ndërgjegjësuar për rëndësinë e votës,  si një hap i rendësishëm  i pjesëmarrjes në vendimmmarrje.
  • Janë ngritur  modele   të aktivizmit komunitar (që po aplikohet dhe në njësi  tw tjera) për  reduktimin   e mbetjeve nëpërmjet riciklimit tw  mbetjeve familjare  për  mbrojtjen e mjedisit  rritje të vlerave turistike të zonës.
  • Janë ngritur  modele   të aktivizmit komunitar (që po aplikohet dhe në njësi  tw tjera) për  reduktimin   e mbetjeve nëpërmjet riciklimit tw  mbetjeve familjare  për  mbrojtjen e mjedisit  rritje të vlerave turistike të zonës.