TERMAT E REFERENCES
POZICIONI:Kordinator projekti
Të përgjithshme
Qendra Agritra-Vizion është një organizatë lokale që ka punuar për rreth 20 vjet për fuqizimin e pozitës social ekonomike të grave në rrethin e Dibrës. Grupi target për këtë objektiv kanë qenë dhe janë gratë rurale në qarkun e Dibrës.
Për periudhën 6 mujore, 1 shkurt deri me 1 gusht do të zbatoj projektitn me Titull;Përmirësimi I qeverisjes vendore nëpërmjet monitorimit të përfshirjes se grave në organet vendimarrese mbështetur nga PAKT.
Sa me sipër korkon të punësoj nj punonjës si kordinator të projektit .
Kualifikimet e Kandidatit
– Kandidati duhet të jetë një person I cili jeton në Bashkinë Dibër.
– Preferohet që kandidati të ketë studiuar në degët e Ekonomisë, Shkencave Sociale ,Drejtësi dhe degët e tjera që kanë lidhje me aktivitetin e projektit;
– Kandidati duhet të ketë të paktën 2 vite eksperience në pozicione komunikimi me partnere lokal. Organizim i aktiviteteve përfshirja në trajnime dhe ngritja e kapaciteteve, të kenë qenë pjesë e rëndësishme e punës së tij/saj;
– Eksperience në supervizim dhe koordinim te aktiviteteve në terren, dhe punë me organizata.
– Aftësi shumë të mira komunikuese në Shqip ;
– I/e gatshëm të udhëtojë në zonat e sipër permendura.

Detyrat dhe përgjegjësitë

– Të organizoj në bashkpunim me drejtorin dhe menaxherin e finances të organizatës aktivitetet e projektit ; takime në komunitet,workshope dhe trajnimet komunitet, aktiviteteve të rritjes së kapaciteteve dhe eventeve të tjera të projektit të cilat do të organizohen në terren;
– Të bashkëpunojë ngushtë me Njesitë administrative dhe partnerët e tjerë për arritjen e objektivave te projektit;
– Të mbledhë informacion dhe të përgatisë raporte narrative për aktivitetetsi dhe raportin përfundimtar.
– Të bashkëpunojë me punonjësit e tjere të projektit për identifikimin e mundësivedhe/ose partneriteteve me organizata lokale me të cilat kem interesa të përbashkëta;
– Të koordinojë logjistikën së bashku me punonjesit e tjere të projektit për organizimin e suksesshëm të aktiviteteve të ndryshme në terren;
– Të monitorojë aktivitetet lokale, te mbajë të dhëna, të raportoj vazhdimisht të drejtori ekzekutiv për zhillimin e aktiviteteve dhe prograsin e projektit në zonën e zhvillimit të tij..

Si të aplikoni

Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dergoni një CV tek [email protected]
Afati I fundit pë r aplikim është data 9 shkurt 2018.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistim.